10 Janar 2025

Japonia blen ishujt e kontestuar

Tokio, 5 shtator - Raportet nga Japonia thonë se qeveria ka arritur një marrëveshje për të blerë ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por raportet janë publikuar nga mediat kryesore japoneze.

Tensionet mbi ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Daiu në Kinë u rritën në muajin prill, kur guvernatori i Tokios shpalli planet për t’i blerë ato.

Japonia i kontrollon ishujt, por edhe Kina edhe Tajvani kanë pretendime territoriale mbi ta.

Agjencia e lajmeve Kiodo, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare, raportoi se qeveria japoneze do të paguajë 26 milionë dollarë për të blerë tre nga pesë ishujt kryesorë, duke thënë se një marrëveshje është arritur me pronarin japonez të hënën më 3 shtator.

Gazetat “Asahi” dhe “Yomiuri”,  raportuan se kabineti do të miratojë marrëveshjen në mes të shtatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)