Japoni, pesë viktima të goditjes nga nxehtësia
Tokio, 20 korrik - Pesë persona gjetën vdekjen dhe 2.483 të tjerë janë hospitalizuar me simptoma të goditjes nga nxehtësia për shkak të mbizotërimit të vapës së madhe pothuajse në gjithë territorin e Japonisë, njoftoi Departamenti i Shërbimit të zjarrfikësve të vendit.
Departamenti, i cili plotëson në Japoni funksionet e Shërbimit të shpëtimit dhe ndihmës emergjente, bën të ditura të dhënat statistikore për 1 javë - nga 9 deri më 15 korrik.
Më shpesh viktima të goditjes nga nxehtësia bëhen kryesisht njerëzit që punojnë jashtë - në fushë ose në ndërtim.
Në mesin e të hospitalizuarve ka shumë fëmijë, të cilët nuk kanë filluar ende pushimet shkollore, ndërkohë që aktivitetet sportive zhvillohen jashtë, nën qiell të hapur.