25 Dhjetor 2024

Japoni: 8450 viktima dhe 12 931 të zhdukur

 Tokio, 21 mars - Rëndohet bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit apokaliptik me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë Verilindore të premten e shkuar të 11 marsit dhe cunamit me dallgë 10 metra të larta që mori gjithçka i doli përpara në veri të vendit.

Policia japoneze bën të ditur se deri më tani numërohen plot 8 450 viktima, ndërkohë që 12 931 personave rezultojne te zhdukur.

Ndërkohë mësohet se vetëm në prefekturën e qytetit Miyagi, një nga më të goditurit prej cunamit të së premtes së shkuar, policia vendase ka hedhur hipotezën se në këtë zonë llogariten 15 mijë viktima.

Autoritetet e policisë theksojnë se numri i të zhvendosurve nga zonat e epiqendrës së tërmetit dhe cunamit janë 360 000 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)