Janjiq: Serbët sdo ti bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë
Beograd, 20 gusht - Analisti serb, Dushan Janjiq shprehi sot bindjen se serbët e Kosovës nuk do ti bojkotojnë zgjedhjet lokale atje.
Serbët do ta kuptojnë se përfshirja e tyre në institucione është e rëndësishme. Nuk do të ketë bojkot masiv, por me siguri do të ketë dallime në masivitetin e daljes në votim. Në pjesën jugore në votim do të dalë numnër më i vogël se në veri, ka theksuar Janjiq, raporton TV Pink.
Sipas tij, pjesëmarrja në zgjedhje serbëve do tu sjellë më shumë përfitime se dëme. Ai ka rikujtuar se formimi i kuvendeve të komunave do të aktivizojë Fondin për veriun e Kosovës, në të cilin për sivjet parashihen 15 milionë euro, kurse për vitin e ardhshëm 50 milionë.
I pyetur nëse duke marrë pjesë në zgjedhje serbët pranojnë pavarësinë e Kosovës, ai ka deklaruar se ata ndjekin politikën e Qeverisë së Serbisë dhe zbatojnë Marrëveshjen e arritur në prill në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmet Beogradit e Prishtinës.