27 Dhjetor 2024

Janjic: Pas pranimit të vulave, dialogu i parëndësishëm

Beograd, 15 gusht - Analisti politik nga Beogradi, Dusan Janjic, ka thënë se në vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, BE do të pranojë vendimin e serbëve për vulat dhe doganat, pas së cilës BE-së nuk do të interesoj më për dialogun.

Janjic ka thënë se bashkëbiseduesit serbë nuk duan të pranojnë se paraprakisht kanë pranuar e pastaj janë tërhequr nga vulat doganore.

“Sipas informacioneve të mia për veriun e Kosovës është biseduar në Bruksel, ndërsa insistimi i mediave të Prishtinës në për zgjidhje të mundshme (autonomi) tregon se opinioni publik atje, edhe pse i dirigjuar, është më progresiv se i Beogradit i cili merret me mbrojtjen e Borislav Stefanovicit”, ka thënë Janjic për “Danas”.

Ai mendon se në veriun e Kosovës lufta bëhet për pasuritë minerare dhe energjetike dhe se “Beogradi akoma këtë nuk e ka kuptuar edhe pse ka afat që deri më 1 nëntor, përveç ndarjes, do të nisë çfarëdo iniciative konkrete në lidhje me veriun”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)