23 Dhjetor 2024

Jakshiq: Pa Rusinë nuk mund ta ruajmë Kosovën

Beograd, 4 gusht - I ashtuquajturi kryetar i Këshillit të komunave serbe në Kosovë, dhe deputeti i PDS-së në Kuvendin e Serbisë, Marko Jakshiq, ka thënë të mërkurën për mediat serbe në veri të Mitrovicës, se ministri i jashtëm Jeremiq, në mbledhjen e Këshillit të KB-së nuk ka arritur t’i prezantojë çështjet kyçe në lidhje me pozitën e serbëve të Kosovës.

Sipas tij, Jeremiq nuk ka paraqitur detajet rreth faktit se “në baza të pastrimit etnik të serbëve, duke shpërngulur kështu më shumë se 220 mijë njerëz, është duke u ndërtuar edhe një shtet shqiptar në Ballkan”.

Ai ka potencuar se ministri Jeremiq ka gabuar, sepse duke përmendur bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ka lënë anash çështjen e bisedimeve rreth statusit të Kosovës.

“Serbia dhe shumë njerëz në këtë mënyrë mund të kuptojnë se shteti serb, ministri, por edhe të tjerët, janë pajtuar me Kosovën e pavarur, dhe se tani kanë ngelur vetëm çështja e kufijve dhe çështjet tjera teknike”, është shprehur Jakshiq.

Duke shprehur pakënaqësinë e tij me paraqitjen e ministrit para Këshillit të OKB-së, Jakshiq ka shtuar se vendimi i GJND-së prezanton politikën e gabuar të Serbisë ndaj Kosovës.

“Serbia nuk është duke mbrojtur Kosovën në mënyrën e duhur, dhe se Kosova nuk mund të bëhet shtet shqiptar, nëse një gjë të tillë ne nuk e dëshirojmë. Kam frikë se me një politikë të tillë, të ngadalshme dhe fleksibile, në raste të caktuara edhe pro shqiptare, ne dërgojmë ujë në mullirin e shqiptarëve, shenjë kjo që nuk është e mirë për ekzistimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë Jakshiq.

Ai ka tërhequr vërejtjen se Serbia duhet të porosisë qartë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe duhet që të mbështetet më shumë në Rusinë, pa të cilën, sipas tij, Kosova nuk mund të mbrohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)