13 Janar 2025

Jahjaga vizitoi Institutin Wiesenthal për Studime të Holokaustit

Vjenë, 21 janar -  Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Vjenë, ku po merr pjesë në Kongresin e 11 Ndërkombëtar të Vjenës, vizitoi Institutin Wiesenthal për Studime të Holokaustit, ku u njoftua me punën dhe aktivitetin e këtij Instituti të njohur ndërkombëtar.
 
Duke e përgëzuar udhëheqjen e Institutit Wiesenthal për punën dhe dedikimin në dokumentimin, kërkimin dhe kujtimin e luftës kundër antisemitizmit, racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit, Presidentja Jahjaga tha se vizita në këtë Institut bëhet për të mësuar më shumë për praktikat e tij në dokumentimin e të kaluarës, të këtij Instituti që bart emrin dhe trashëgiminë e Simon Wiesenthal-it.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova, që përballet ende me pasojat e luftës së fundit, është në kërkim të drejtësisë për viktimat e kësaj lufte dhe të vendosjes së paqes për qytetarët e saj. Ajo tha se nuk duhet të lejohet përsëritja e të kaluarës së hidhur.
 
Presidentja Jahjaga tha se përvoja e këtij Instituti është shumë e vlefshme për Kosovën për ta dokumentuar të kaluarën dhe për të ndërtuar mekanizmat e nevojshëm kërkimor dhe ligjor, me qëllim ofrimin e ndihmës për viktimat e luftës së fundit dhe familjet e tyre.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova po i nderon të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Drejtori i Institutit Wiesenthal, zotëri Bela Rasky, e vlerësoi vizitën e Presidentes në Institutin e tij dhe e informoi mbi punën dhe programet që ky Institut ofron.

Ai tha se përballja me të kaluarën është një proces i ngadalshëm dhe i vështirë, duke veçuar rëndësinë e diskutimeve publike për përballjen me të kaluarën, si dhe krijimin e programeve të veçanta të edukimit nëpër shkolla, ku një rol të theksuar luan shoqëria civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)