14 Janar 2025

Jahjaga u prit nga Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli

Panama, 31 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Pallatin Presidencial në Panama City nga Presidenti Ricardo Martinelli, me ftesë të të cilit po qëndron në Panama.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Martinelli biseduan për çështjet e interesit të përbashkët të të dyja vendeve, për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë, por proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për konsolidimin ndërkombëtar të saj.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Presidentin Martinelli për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, që prej njohjes së pavarësisë Kosovës nga Panamaja, si një ndër shtetet e para të Amerikës Qendrore.

Presidentja Jahjaga theksoi se shteti i Kosovës, në 6 vjet të pavarësisë së tij, ka arritur të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse, po e konsolidon shtetësinë në skenën ndërkombëtare dhe pavarësia e tij është njohur nga 106 vende OKB-së si dhe 23 nga 28 vendet anëtare të BE-së. 

Ajo tha se Kosova mëton të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së dhe e OKB-së dhe theksoi rëndësinë që procesi i njohjeve të vazhdojë, duke konsoliduar shtetësinë dhe në të cilin proces mund të ndihmojë edhe Panamaja në veçanti në pjesën e
Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova dhe Panamaja duhet të zgjerojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në të gjitha fushat, në veçanti në atë ekonomike dhe të investimeve dhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme ndërmjet tyre.

Presidentja Jahjaga i bëri ftesë zyrtare Presidentit Martinelli që ta vizitojë Kosovën gjatë këtij viti, të cilën ftesë ai e mirëpriti.

Presidenti i Republikës së Panamasë, zotëri Ricardo Martinelli, duke i uruar mirëseardhje Presidentes Jahjaga, theksoi gatishmërinë e vendit të tij për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon ajo.

Ai tha se të dyja vendet duhet të ndërtojnë lidhje të fuqishme
ndërmjet vete dhe shprehu vullnetin e vendit të tij për të bashkëpunuar në fushën ekonomike, politike, kulturore dhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët.

Presidenti Martinelli tha se Panamaja do të ndihmojë Kosovën edhe në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj dhe njohjet e mëtutjeshme në veçanti në Amerikën Qendrore dhe atë Jugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)