Jahjaga takon ministren e jashtme të Australisë, Znj. Julie Bishop
Sydney, 27 prill - Në kuadër të pjesëmarjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Australisë, znj. Julie Bishop.
Gjatë këtij takimi, Presidentja Jahjaga falënderoj Ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës.
Në veçanti, Presidentja Jahjaga kërkojë përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.
Ministrja Bishop theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.