Jahjaga takon mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë
Amman, 22 tetor - Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga u takua me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya, ku u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Presidentja Jahjaga falenderoi Lartmadhërinë e Tij për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.