Jahjaga takoi Ndihmës Sekretaren amerikane Nuland
Uashington, 24 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Uashington Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, zonjën Victoria Nuland, me të cilën diskutuan për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.
Presidentja Jahjaga e njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë dhe për të ofruar zgjidhje institucionale që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës politike të krijuar në vend.
Presidentja Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovën për t\'u përballur me këtë fenomen.
Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t\'i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.
Presidentja Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t\'i respektojë obligimet ndërkombëtare.