Jahjaga takohet me kryetarin e Parlamentit të Amerikës Latine
Kryetari Elias Ariel Castillo Gonzales e mirëpriti vizitën e Presidentes Jahjaga në Parlamentin e Amerikës Latine dhe e njoftoi atë për mënyrën e organizimit të Parlamentit, për aktivitetet e tij dhe për punën që bën ky institucion rajonal.
Parlamenti i Amerikës Latine, përfshin të gjitha vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore dhe ka selinë e tij në Panama.
Kryetari i Parlamentit theksoi se do ta paraqesë në parlament edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Presidentja Jahjaga, pas vizitës në Parlamentin e Amerikës Latine, dha një deklaratë, të cilën tha se Parlament i Amerikës Latine është zëri i përbashkët i vendeve të këtij rajoni, që dëshmon fuqinë e bashkëpunimit të vendeve fqinje dhe synimin e përbashkët për të ndërtuar shoqëri me vlera demokratike, të zhvilluara ekonomikisht që garantojnë sigurinë e përgjithshme për të gjithë.
Ky institucion i Amerikës Latine sipas saj është një mekanizëm i rëndësishëm për ju, për vendet tuaja, për qytetaret tuaj, po aq sa Bashkimi Evropian është një mekanizëm i rëndësishëm për Ne në Evropë, si një mekanizëm që na ofron sigurinë dhe përparimin e vendeve tona.
Republike e Kosovës është shtet i ri në Evropë, që brenda gjashtë vjetësh të pavarësimit të saj, ka arritur të ndërtojë ura miqësie me shumë vende të botës, përfshirë edhe Panamanë dhe një numër të madh të vendeve të Amerikës Qendrore e Jugore.
"Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, edhe me ata anëtarë të Parlamentit të Amerikës Latine që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit Tim."
"Kjo është e rëndësishme për vendin tim, për të ardhmen e qytetarëve të tij por edhe ndihmon përparimin e rajonit të Evropës Juglindore", theksoi Jahjaga.