12 Janar 2025

Jahjaga: Po ndërtojmë bashkë rrugën drejt BE-së

Durrës, 17 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit të 5-të të Presidentëve të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, që po zhvillon punimet në Durrës të Shqipërisë, ka zhvilluar sot takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. 

Në takime është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe një varg temash me interes.

Dje pasdite, Presidentja Jahjaga ka zhvilluar një takim edhe me nikoqirin e këtij samiti, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pas takimeve  të veçanta, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov kanë zhvilluar takimin e tyre përbashkët, ku kanë paraqitur dhe kanë diskutuar një varg temash me interes.

Të katër presidentët, pas takimit, në një konferencë për media, kanë folur lidhur me rrjedhën e takimit dhe çështje të tjera.

Jahjaga ka theksuar se ky samit i radhës në Durrës është një vazhdimësi e takimeve tona të përbashkëta për t’iu dhënë shtytje proceseve demokratike në Evropën Juglindore dhe për të thelluar bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet vendeve tona.

\"Përpjekjet tona për një rajon të sigurt, në paqe dhe me stabilitet të qëndrueshëm është rruga dhe përkushtimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike që hap perspektivën e qartë për qytetarët tanë dhe vendet tona\".

\"Ky Samit, si shtete të rajonit, na gjen në një moment të rëndësishëm sa i përket reformave brenda vendeve tona, të përshkruara me sfida, e që kanë për objektiv transformimin e shteteve tona në anëtare të denja të Bashkimit Evropian, synim ky të cilin e kemi të gjithë bashkërisht\", ka theksuar Jahjaga.

Ajo ka shtuar se në këtë periudhë disavjeçare që kur ka filluar të mbahet ky Samit, Presidentët e vendeve të rajonit kanë kontribuar në vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe kanë dhënë përkrahje konkrete për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet shteteve tona.

\"Kanalet tona të komunikimit kanë qenë gjithnjë të hapura dhe si Presidentë po arrijmë që, falë këtij bashkëpunimi, të inkurajojmë qeveritë dhe institucionet e vendeve tona që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe të gjejnë hapësirat, duke ofruar zgjidhje në interesin tonë të përbashkët për çështjet aktuale dhe afatgjata, dypalëshe dhe shumëpalëshe.\"

\"Si rezultat i këtij angazhimi sot padyshim në rajonin tonë, në Evropën Juglindore, po mbretëron një atmosferë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, e të shikuarit përpara, një pragmatizëm që na ndërgjegjëson se është përgjegjësi dhe mision yni që ta ndërrojmë kahen e historisë për qytetarët e rajonit\", theksoi me tutje ajo.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)