Jahjaga përcolli panelin për ardhmen e sigurisë euroatlantike
Fjalën kryesore në ditën e dytë të Konferencës, që mbahet për të 49 herë me radhë, në Munich e mbajti zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden.
Gjatë punimeve të konferencës Presidentja Jahjaga ka takuar një numër personalitetesh botërore që po marrin pjesë në Konferencë e Munichut.
Në mesin e tyre ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish zëvendës ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme të botës.
Ditën e dytë të punimeve të konferencës së Sigurisë, u trajtua tema e të ardhmes së sigurisë euroatlantike.
Pas fjalimit kryesor që e mbajti Biden, në konferencë folën edhe Guido Westerwelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë, baronesha Catherine Ashton, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.