Jahjaga në ceremoninë e shenjtërimit në Vatikan
Vatikan, 27 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Papës Gjoni XXIII dhe Papë Gjon Pali II.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Në ceremoninë e shenjtërimit morën pjesë afro 100 delegacione shtetërore nga e gjithë bota.