Jahjaga mori pjesë në inaugurimin e Presidentit të Hondurasit
Tegucigalpa, 27 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit presidencial të Presidentit të Republikës së Hondurasit, zotëri Juan Orlando Fernandez Alvarado.
Në ceremoninë e inaugurimit Presidencial, në kryeqytetin Tegucigalpa, morën pjesë presidentë dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Honduras, gjatë ditës së djeshme, u takua me presidentin e zgjedhur Juan Orlando Fernandez Alvarado, kurse gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Presidentin e Panamasë dhe ministrin e jashtëm të El Salvador.