13 Janar 2025

Jahjaga: Kosova, ka përjetuar ndryshime tektonike

Londër, 10 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mbajti sot një fjalë në konferencën “Sfidat e Qeverisjes”, në Shkollën Blavatnik të Universitetit Oxford në Britaninë e Madhe.

Konferenca me temën “Qytetarët, pushteti, politika” zgjat dy ditë. Presidentja Jahjaga mbajti fjalën në temën ”Policia gjithëpërfshirëse” dh u përgjigj në disa pyetje të pjesëmarrësve për zhvillimet në Kosovë.

Jahjaaga theksoi se qytetarët e Kosovës, në një kohëzgjatje prej dy dekadash, përjetuan ndryshime tektonike, nga lufta në paqe, nga diktatura në demokraci, nga ekonomia shoqërore në kapitalizëm dhe treg të lirë.

Ajo theksoi se Kosova, shteti më i ri i Evropës, ka kaluar një periudhë të rëndë në historinë e tij të vonshme, periudhë e cila përfshin luftën e viteve 1998-1999 si dhe pastrimin etnik të gjysmës së popullatës së shtetit, themelimin e protektoratit të KB dhe NATO-s që zgjati pothuajse një dekadë si dhe deklarimin e pavarësisë dhe sovranitetit të saj, vetëm 5 vite më parë, në vitin 2008.

Jahjaga më tej tha se gjatë rindërtimit të institucioneve të Kosovës rindërtonim dhe besimin e njerëzve në institucione. "Ne e dinim se do ta fitonim këtë besim vetëm me ofrimin e sigurisë dhe mundësive të barabarta, pa marrë parasysh etnicitetin dhe gjininë e tyre”.

Duke folur për Policinë e Kosovës, ajo tha se si në shumë shoqëri të dala nga konflikti, forca policore u shndërrua në institucionin kyç për absorbimin e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin luftuar për pavarësinë e Kosovës, një proces kyç i cili siguroi demilitarizimin e forcave guerile dhe riintegrimin e anëtarëve të saj në jetën civile.

Ajo tha se Kosova është e vendosur të qëndrojë fuqishëm mbi këto parime të përfshirjes.

“Ne jemi të dedikuar ta mbrojmë traditën tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe tolerancës fetare. Jemi të palëkundshëm në dhënien e të drejtave, mundësive dhe përgjegjësive të barabarta secilit qytetar. Dhe jemi të vendosur që të krijojmë një shtet në të cilin meshkujt dhe femrat kanë mundësi që ta realizojnë potencialin e tyre të plotë.” u shpreh ndër të tjera, presidentja Atifete Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)