Jahjaga e Nikoliq takohen në OKB
Prishtinë, 24 korrik - Presidentja Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomisllav Nikoliq do tia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Burime të Expressit thonë se të dyja palët janë të gatshme për realizimin e këtij takimi, por kanë disa kushte.
Janë duke u shqyrtuar disa opsione për një takim ndërmjet dy liderëve. Por, aktualisht më i mundshëm është takimi i tyre në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i akredituar në Prishtinë