Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright diskutuan për Kosovën
Uashington, 24 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua në Uashington me ish-sekretaren amerikane të shtetit, zonjën Madeleine Albright.
Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ish sekretaren amerikane të shtetit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe avancimin e proceseve demokratike.
Ish sekretarja Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën e saj gjatë mandatit të saj në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e demokracisë në Kosovë.