15 Janar 2025

Jahjaga dhe Hoxhaj marrin mbështetjen e Kancelares Merkel

Dubrovnik, 15 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në Procesin e Brdo-Brijon në Dubrovnik të Kroacisë së bashku me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që mbledh presidentët dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ngjarje ndër më të mëdhatë politike në Ballkan që ka nisur në vitin 2013 në Brdo, ka marrë pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka ofruar mbështetjen e saj për këto vende në perspektivën e tyre evropiane.

Ndër temat kryesore të një takimi të gjatë kokë më kokë të Kancelares Merkel me krerët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit është folur për infrastrukturën dhe energjinë duke theksuar potencialin e madh që ka rajoni.
 
Presidentja Jahjaga ka thënë se “përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet nga vullneti ynë për t’i transformuar vendet tona dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet midis shteteve tona”.

Nga ana e saj, edhe Kancelarja Merkel ka ofruar mbështetjen e shtetit gjerman për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke përmendur shembullin e mirë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një takim të veçantë, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec dhe ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Francës, Harlem Desir, me të cilët ka folur për MSA-në, vizat dhe çështjet bilaterale.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka marrë pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit që po ashtu është mbajtur në qytetin e vjetër të Dubrovnikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)