06 Maj 2024

Jadranka Kosor, sot arrin në Kosovë

Prishtinë, 24 gusht - Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, me ftesë të homologut kosovar, Hashim Thaçi, sot do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe do të hapë forumin kroato-kosovar të biznesit.

“Qeveria kroate do të vazhdojë të nxisë politikë që është në marrëveshje me aleatët tanë në NATO dhe BE – e ajo ka të bëjë me mbështetjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu Komandanti i KFOR-it Gjeneral Erhard Bühler sot do të mirëpres në shtabin qendror të tij në Prishtinë Kryeministreshën e Koracisë, Znj. Jadranka Kosor.

Gjatë takimit do të diskutohen disa çështje të interest të përbashkët. Gjeneral Erhard Bühler do ta informojë Kyreministreshën mbi gjendjen e tanishme të sigurisë në Kosovë në përgjithësi, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe mbi misionin e KFOR-it në detaje.

Koamandanti i KFOR-it do të theksoj rolin e rëndësishëm të oficerëve dhe ushtarëve kroat në mision.

Prezenca kroate në Kosovë për momentin numëron rreth 20 ushtarë të cilët janë kryesisht të zbarkuar në funksione të rëndësishme në shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)