10 Janar 2025

Jacobson: Do të forcojë edhe më tej miqësinë mes SHBA-së dhe Kosovës

Washington, 9 gusht - Ambasadorja Amerikane, Tracey Jacobson e cila do të arrij në Kosovë gjatë kësaj jave për herë të parë përmes një videoje speciale dy-minutëshe ka prezantuar veten para qytetarëve të Kosovës.

Ambasadorja Jacobson është shprehur për bashkëpunimin me popullin dhe Qeverinë e Kosovës për t’i forcuar edhe më tej lidhjet e miqësisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Ajo thotë se ka studiuar gjuhën shqipe, se i pëlqen natyra dhe se mezi pret të eksplorojë natyrën e Kosovës dhe të njoh kulturën dhe traditat e vendit tonë.

"Kam studiuar vet gjuhën shqipe, dhe unë jam e bindur se ju do të më ndihmoni për ta mësuar edhe më mirë. Pres me padurim të punoj në krye të stafit të përkushtuar të Ambasadës Amerikane në Prishtinë", është shprehur ajo.
 
Ajo ka theksuar se misioni i saj do të jetë ai i një partneri të fuqishëm në përpjekjet për forcimin e një demokracie shumë etnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane.

“Mezi pres të bashkëpunoj me qeverinë dhe popullin e Kosovës për t’i forcuar edhe më tej lidhjet tona të miqësisë. Misioni im do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm në përpjekjet për forcimin e një demokracie shumë etnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Kosovë, ka punuar për 24 vjet në shërbimin diplomatik.

Jabobson ka punuar edhe gjatë administratës së presidentit Clinton. Ajo ka shërbyer në Azinë Qendrore dhe vendet baltike, ndërsa së fundi ka punuar në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të diplomatëve amerikanë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)