06 Janar 2025

Ivica Daçiq synon ndarjen e Ballkanit

Beograd, 24 dhjetor - Mediat dhe analistët boshnjak vlerësojnë se linja politike e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq është e bazuar në skenare për ndarjen e Ballkanit.

E përditshmja \"Dnevni Avaz\" shkruan se ish-bashkëpunëtori i parë i Millosheviqit ka shprehur bindjen se faktori perëndimor është sa më afër idesë për coptimin e Ballkanit, informon agjencia e lajmeve INA.

\"Sipas skenareve të Daçiq, linja e tillë politike do të ishte e përafërt me atë që dikur kanë zbatuar monarkia austro-hungareze dhe Perandoria osmane.

Historiani dhe analisti boshnjak Enver Imamoviq vlerëson se politikanët si Daçiq që kryejnë funksion shtetëror janë shumë të rrezikshme dhe ngjallin reagime zinxhirore.

\"Mund të theksoj se këto deklarata të tilla vijnë edhe në një periudhë zgjedhjesh dhe për qëllimet e brendshme politike serbe.Të gjithë ata që tentojnë destabilizimin e Ballkanit janë vetëm të qëllime të kota, sidomos duke pasur parasysh porosinë e fundit të sekretares amerikane Hillary Klinton kundër ndarjeve në Ballkan\", theksoi Imamoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)