Ivanoviq: Serbët do ta pranojnë vendimin e Qeverisë së Serbisë
Beograd, 7 dhjetor - Sekretari i Shtetit për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq tha sot se nuk ka kufizime të rrepta kohore se deri kur qeveria serbe duhet të miratojë një rregullore për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve në Kosovë.
Ivanoviq për BETA tha se çdo rregullore e tillë mban numër shtesë të udhëzimeve për zbatimin e marrëveshjes.
Ai tha se është e rëndësishme edhe marrëveshja me përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës.
Ivanoviq shtoi se zbatimi i marrëveshjes së kufijve administrativ varet nga mbështetja e popullsisë lokale në veri.
Ivanoviq beson se qytetarët serb do të pranojnë të gjitha vendimet e qeverisë së Serbisë , sepse nuk janë më vendime të negociatorëve, por të qeverisë serbe.