06 Janar 2025

Ivanoviq: Qeverisë i ka dalë nga kontrolli veriu

Beograd, 18 dhjetor - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq tha se qeverisë së Beogradit në aspektin politik “i ka dalë nga duart” veriu i Kosovës.

“Qeveria atje nuk ka shtrirë ndikim të mjaftueshëm, por gjithë çfarë bëri ishte pagesa e rregullt nga arka shtetërore”, ka shkruar Ivanoviq për të përditshmen e Novisadit, Dnevnik.

Ai ka thënë se rrethanë rënduese mund të jetë edhe fushata parazgjedhore në Serbi, që tashmë ka nisur.

Sipas tij, kryetarët e komunave në veri të Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se duhet të pranojnë vendimet e marra nga Qeveria e Serbisë.

Ai ka porositur se, përderisa KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjës për ngjarjet në veri, kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për dhunën kundër ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)