10 Janar 2025

Ivanoviq: Na pret verë e “nxehtë” në Kosovë

Beograd, 20 qershor - Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se në Kosovë do të jetë “një verë e nxehtë në të cilën do të ketë ende incidente sporadike”.

“Me dialog ne e mbajmë situatën nën kontroll, e cila është e tensionuar dhe e cila secilin moment mund të eskaloj dhe të shndërrohet në ndonjë incident, që nuk është në interesin e askujt”, tha Ivanoviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Duke komentuar paralajmërimet e aty-këtushme se Bashkimi Evropian dëshiron një takim të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Oliver Ivanoviq theksoi se kërkesa të tilla zyrtare nuk ka.

“Takimi i dy presidentëve do të ishte njohje indireke dhe mendoj se nuk do të hyjmë aq thellë në këtë tregim”, tha Ivanoviq, dhe shtoi se kjo është linja e kuqe, që nuk duhet të kalohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)