Ivanoviq: Heqja e barrikadave përshpejton dialogun për veriun
Beograd, 4 qershor - Sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, ka thënë se aksioni i fundit për heqjen e barrikadave vetëm ka përshpejtuar fillimin e dialogut politik për veriun.
Ai ka vlerësuar se tashmë secila palë duhet të përgatitet sa më shpejt për këtë dialog.
Hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës, Ivanoviç e ka cilësuar si provokim që mund të prodhojë incidente.
Ai ka theksuar se krerët ilegalë nuk mund të shkojnë shumë larg duke kundërshtuar veprimet e qeverisë serbe për krijimin e Këshillave të Përkohshëm.
Ndërkohë, Ivanoviç ka sqaruar se nuk e ka akuzuar direkt Xhezair Shaqirin se ka kryer sulmin ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin.