07 Maj 2024

Ivanoviq: Dialogu varet nga Dell

Beograd, 13 tetor - Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është i mundshëm nëse Komisioni Evropian e bind ambasadorin amerikan në Prishtinë që të jetë pjesë e presionit të përbashkët ndaj autoriteteve të Kosovës.

Kështu është shprehur sot në mëngjes Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe Oliver Ivanoviq.

Sipas Ivanoviq, Komisioni Evropian “nuk ka ndikim të madh mbi autoritetet e Prishtinës sa mund të kenë SHBA-të dhe ambasadori i tyre”.

“Është çështje sesa mund të jetë i suksesshëm komisioni të bindë ambasadorin amerikan që të jetë pjesë e presionit të përbashkët ndaj Prishtinës. Nëse kjo ndodh, e besoj se po, vazhdimi i dialogut është i mundshëm”, tha Ivanoviq.

Ai ka akuzuar palën kosovare se përpiqet që çdo temë ta politizojë deri në masë sa ta shndërrojë në njohje direkte apo indirekte të pavarësisë së Kosovës. Sipas mendimit të tij ngecja momentale në negociata nuk është problem i madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)