Ivanoviç: Serbia nuk guxon të lejojë që veriu të bie
Beograd, 1 gusht - Sekretari shtetëror për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka porositur që Serbia nuk guxon të lejojë asesi që veriu i Kosovës të bie, sepse kjo do të thoshte fund i të gjitha tregimeve për krahinën e saj jugore.
Veriu i Kosovës nuk guxon të bie, sepse në të kundërtën Serbia ska më për çka të flasë kur është në pyetje Kosova. Gjithçka në atë rast e kemi humbur, ka thënë Ivanoviç.
Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë, andaj është shumë normale interesimi i shtetit serb për këtë çështje.