Ivanoviç: Serbia nuk do t`i njoh vulat e Kosovës

Beograd, 30 maj - Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se shteti serb nuk do t`iu njoh shqiptarëve dokumentet që kanë vulën ku thuhet Republika e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën serbe Dnevnik Ivanoviç theksoi se Serbia nuk do të njohë dokumentat e qytetarëve të Kosovës të cilat dëshirojnë që të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë.
Ai gjithashtu ka theksuar se përfaqësuesit e Prishtinës duhet të paraqiten me emrin UNMIK Kosovo në forumet rajonale.
Vlerësojë se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, ka theksuar Ivanoviç.