Ivanoviç: Serbia duhet të mbajë zgjedhje edhe në Kosovë
Beograd, 8 shkurt - Sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë Ivanoviç ka deklaruar se duhet zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për planin 4-pikësh të presidentit serb, Boris Tadiç.
Por, thekson se për të arritur ndonjë kompromis së pari duhet të zgjidhen Qeveri të forta në të dyja vendet, ndërsa për këtë duhet edhe miratimi nga ndërkombëtarët.
Në një intevistë, Ivanoviç ka deklaruar se barrikadat në veri do të hiqen vetëm pasi institucionet ndërkombëtare do të japin garanci të forta se nuk do të përsëritet 25 korriku.
Duhet pranuar realiteti se serbët në pjesën veriore nuk e pranojnë Prishtinën, por i besojnë vetëm qeverisë së Serbisë, ka thënë ai, për të shtuar se shkëmbimi i territoreve as që diskutohet.
Ai është i bindur se zgjedhjet parlamentare dhe ato për president të Serbisë do të mbahen jo vetëm në veri, por edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Ndërsa sa i përket takimit të mundshëm Thaçi-Tadiç, thekson se teorikisht ekziston mundësia për këtë, por praktikisht nuk është i sigurt se kur dhe si mund të zhvillohet ai.