Ivanoviç: Serbët nuk bisedojnë me Prishtinën pa Beogradin
Beograd, 11 maj - Sapo të krijohet qeveria e re në Beograd, do të emërohet një Këshill qeverisës, i cili do të zëvendësojë organet e zgjedhura së fundi në zgjedhjet ilegale lokale në Zveçan dhe Zubin Potok, ka paralajmëruar Oliver Ivanoviç.
Në një intervistë për mediat kosovare, sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Ivanoviç ka theksuar se Prishtina mund të kërkojë partnerë për bisedime nga radhët e serbëve lokalë në veri, por ka vlerësuar se shumica e banorëve nuk pranojnë të bisedojnë pa qenë i pranishëm edhe Beogradi.
Sipas Ivanoviçit, alarmi i Rada Trajkoviç për forcimin e partisë së Ivica Daçiçit ishte i panevojshëm, pasi sipas tij, politika ndaj Kosovës është pika ku më shumë bien dakort politikanët serbë.