07 Janar 2025

Ivanoviç: Referendumi është i panevojshëm

Beograd, 11 janar - Sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, u ka kërkuar përfaqësuesve të komunave paralele në veri të Kosovës, që të jenë të matur, sepse referendumi është i panevojshëm.

Në një deklaratë për TV Most të Zveçanit, Ivanoviç ka thënë se serbët në veri duhet të jenë të kujdesshëm, “sepse 95 për qind e popullsisë nuk dëshiron që të ketë asgjë me institucionet e Prishtinës”.

\"Do të ketë sfida të tjera, dhe ajo që është e saktë është se nuk kemi mbështetje tjetër përveç Serbisë”, ka thënë Ivanoviç, duke shtuar se me Prishtinën është vështirë të gjendet “komunikimi më i mirë”, dhe se e njëjta ndodhë edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët “në situata kritike sillen sit ë njëanshëm”.

Sipas tij, serbët që jetojnë në Kosovë, sidomos ata në veri, nuk duhet t`ia lejojnë vetes luksin që të kenë raporte të këqija me qeverinë e Beogradit.

“Ata që kanë pasur një periudhë të vështirë dhe e kanë udhëhequr përgjegjshëm popullin, në këtë punën e referendumit nuk duhet të luajnë shumë. Sepse, konfrontim i hapur me pushtetin në Serbi do të thotë se në një moment, ne si popull në veri, do të perceptohemi si problem” ka përfunduar Ivanoviç.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)