10 Janar 2025

Ivanoviç: Politika serbe ndaj Kosovës e pandryshueshme

Beograd, 2 korrik - Sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se edhe pas ardhjes në pushtet të koalicionit të ri qeverisës, politika e Serbisë ndaj Kosovës do të vazhdoj të mbetet e njëjtë.

Sipas tij, çdo parti që vjen në krye të shtetit serbë do të veprojë sipas Kushtetutës se Serbisë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Jo në asnjë mënyrë nuk do të këtë ndryshim të politikave, pasi Kosova është çështje e ndjeshme dhe pa marrë parasysh kush e formon qeverinë, ai do t`i përshtatet kësaj politike. Arsyeja tjetër është se Kushtetuta e Serbisë e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe ashtu edhe duhet të veprohet. Por edhe nuk ekziston fuqia politike e cila e do ta trajtonte Kosovën ndryshe”, ka thënë Ivanoviç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)