08 Janar 2025

Ivanoviç me plan trepalësh për veriun e Kosovës

Beograd, 29 janar - Serbët e veriut nuk kanë ndërmend të pranojnë asgjë që vjen nga Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare, nëse nuk pyeten ata dhe Beogradi.

Të paktën kështu thotë Sekretari Shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, teksa komenton paralajmërimet e autoriteteve kosovare për një plan të ri për veriun.

Sipas tij, për këtë pjesë duhet të bisedohet në Bruksel mes Kosovës, Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Qartë dhe thjesht: Plani duhet të hartohet jo vetëm nga njëra palë, por nga të gjitha palët, duke përfshirë qeverinë e Serbisë, bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë e Prishtinës”, ka thënë Ivanoviç . Fakti se pakoja mbështet pavarësinë e Kosovës, sipas Ivanoviçit është edhe arsye se serbët nuk e pranojnë.

Sipas zyrtarit serb, ka ardhur koha që veriu i Kosovës të bëhet pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd dhe të gjendet një zgjidhje në bisedime, e jo me barrikada nëpër rrugë. Ai ka theksuar se gurët, betoni dhe rëra nëpër rrugë do të hiqen atëherë kur të largohet rreziku nga “përdorimi i dhunës nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës”.

Bisedimet Kosovë-Serbi janë përkrahur edhe nga vendet e Grupit Ndërkombëtarë Drejtues (GND) që e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të ndihmojë serbët në veri.

Megjithëkëtë, Ivanoviç thotë se rekomandimet e GDN-së janë të parëndësishme për serbët dhe Serbinë, duke mos e pranuar asnjë nismë të Prishtinës për veriun. Ai ka përshëndetur veprimin e zëvendëskryeministrit Slobodan Petroviç, i cili nuk e ka nënshkruar deklaratën e hartuar nga kryeministri Thaçi, për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Ditë më parë, qeveria e Kosovës paralajmëroi se do ta publikoj një plan, me të cilin synon shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri, përmes formimit të komunës së re, gjetjes së njerëzve që do ta pranonin autoritetin e Prishtinës si dhe investimet në atë pjesë.

Sipas zyrtarëve të Kosovës, plani i ri për veriun do të jetë krejtësisht i bazuar në Pakon e Ahtisaarit, në bazë të së cilës funksion edhe shteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)