Ivanoviç fyen shqiptarët: lobojnë më para dhe me femra
Mitrovicë, 10 gusht - Milan Ivanoviç ka fyer rëndë nderin e shqiptarëve duke thënë se lobojnë më para dhe me femra.
Një deklaratë e tillë vjen pas lajmit se komandanti i KFOR-it Erhard Buhler nuk do të largohet i vetëm nga Kosova por me një nuse shqiptare.
Këtë lajm politikanët serbë të Kosovës e komentuan me fyerje të rënda duke vënë në lëvizje edhe mediat serbe.
Lidhja emotive e shefit të KFOR-it me një shqiptare e diskrediton atë si bashkëbiseduesin e parë të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me krizën në veriun e Kosovës, shkruan Pres.
Milan Ivanovic, kryetar i Këshillit Nacional serb të veriut të Kosovës, ka thënë për Pres se lidhja e shqiptareve të Kosovës me funksionarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, është dukuri kronike.
Shqiptarët te ndërkombëtarët lobojnë ose me para ose me femra. Kjo është taktika e tyre. Ta kujtojmë Michael Steinerin, shefin e UNMIK-ut, i cili është lidhur me një shqiptare e cila e ka braktisur posa i përfundoi atij mandati... Buhler shihet ashiqare që nuk është miqësor me serbët, ndërsa këtu flitet se babai i ka shërbyer në njësitet gjermane në vitin 1941, ka thënë Ivanovic.
Ai ka vazhduar me fyerjet se shqiptarët janë të prirë për të montuar gra, ndërsa njerëzit e fortë janë siguruar përmes privatizimit në Kosovë.
Pothuaj të gjithëve u janë siguruar vende në këshillat drejtues të kompanive të profitit të lartë. Kështu e kanë siguruar Madeleine Albright, të ndjerin Richard Holbrooke, Ëesley Clark... Ndaj, nuk është çudi se të gjithë ata njerëz kanë luftuar për interesat e shqiptarëve më shumë se shtetet e tyre.
Ivanovic shkon tutje me insinuata, duke folur për lidhjet e mafies shqiptare me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, pastaj se Marti Ahtisaari ka marrë para nga mafia shqiptare dhe se emri i këtij të fundit ndërlidhet me dërgimin e vajzave si dhuratë bonus.