Ivanoviç: EULEX-i është i aftë, por jo serioz


Beograd, 5 prill - EULEX-i ka hetues të aftë që mund të hetojnë akuzat për tregëti me organe njerëzore, por problemi është se nuk ka vullnet politik. Kështu ka deklaruar për mediet serbe sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviç.
Sipas tij, EULEX-i nuk është i gatshëm për zbatimin e një hetimi serioz në bazë të raportit të Dick Martyt.
Nëse fillojnë hetimet, atëherë ato mund të shkojnë deri te njerëz seriozë të jetës politike, ka thënë Ivanoviç për B92.
Ai më tej ka vlerësuar se janë zvogëluar shanset që EULEX-i të fillojë hetimet me paralajmërimet për reduktimin e KFOR-it në Kosovë.