Ivanoviç: Aksion i KFOR-it, i panevojshëm
Beograd, 4 nëntor - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka vlerësuar se KFOR-i nuk duhet t`i heqë barrikadat pasi sipas tij, kjo do të ndikonte në tensionimin e situatës.
Për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Ivanoviç ka thënë se aksioni i sotëm i KFOR-it në afërsi të Bërnjakut është i rrezikshëm dhe do të shtojë tensionet.
Kam frikë se e gjithë kjo do të çojë deri te sforcimi i barrikadave në gjithë veriun e Kosovës, ka thënë Ivanoviç.
KFOR-i ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin në afërsi të vendkalimit kufitar me Serbinë, Bërnjak, për zhvendosjen e barrikadës.