Ivanov: Ndarja e Kosovës destabilizon tërë rajonin

Shkup, 6 tetor - Maqedonia është kundër bisedimeve për ndarjen e Kosovës, sepse kjo do të mund të destabilizonte tërë rajonin, ka thënë kryetari i Maqedonisë, Dorde Ivanov.
Maqedonia me vëmendje po ndjek situatën në Kosovë dhe raportet mes Prishtinës dhe Beogradit. Jemi të vetëdijshëm se zhvillimet e tashme vështirësojnë bisedimet, por mendoj se ato duhet të vazhdojnë, për të gjitha çështjet për të cilat mund të shënohet përparimi, ka thënë Ivanov në një intervistë për Tanjug.
Në lidhje me bisedimet eventuale për ndarjen e Kosovës, ai ka thënë se kjo do të mund të sillte pasoja të cilat do ti tejkalojnë të gjitha telashet që i kemi tash.
Ivanov ka thënë se pavarësia e Kosovës është fakt i pranuar për shumicën e shteteve në rajon dhe në Evropë dhe se ndonëse i kupton qëndrimet serbe, duhet tentuar që raportet të mos përkeqësohen më shumë