11 Janar 2025

Italianët protestojnë masat e ashpra shtrënguese ekonomike

Romë, 28 tetor - Mijëra italianë janë derdhur në rrugë në kryeqytetin Romë për të protestuar kundër masave shtrënguese ekonomike të paraqitura nga qeveria e kryeministrit Mario Monti.

Të shtunën, italianët nga klasa të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë anëtarë të sindikatave, studentëve, lëvizjet politike dhe të papunët morën pjesë në një demonstratë të quajtur \"Dita pa Montin.\"Survejuar rëndë nga forcat e policisë, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej, \"vetëm shkurtime, shkurtime\" dhe \"largohu Monti.\"

Disa demonstrues mbanin maskat e kryeministrit apo djallit, ndërsa të tjerët kukulla të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit amerikan Barak Obama.

Recesioni i vazhdueshëm në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë është lajm i zymtë për italianët, të cilët përballen me një seri të paketave shtrënguese dhe reduktimin e madh të pagave e pensioneve.

Gjatë dekadës së kaluar, Italia ka qenë ekonomia me rritjen më të ulët në eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)