Italia synon përfundimin e misionit në Kosovë
Romë, 21 prill - Italia dëshiron ta reduktoj praninë e saj ushtarake në Afganistan dhe Liban dhe ta mbyllë praninë e saj në Kosovë, për shkak të shkurtimeve kryesore buxhetore, tha ministri i mbrojtjes, Injacio La Rusa.
Ka disa kërkesa buxhetore, që na shtyjnë të reduktojmë praninë tonë në misionet ushtarake ndërkombëtare, u tha mbrëmë La Rusa gazetarëve në Romë, duke shtuar se Italia do të veproj në harmoni me partnerët e jashtëm.
Në Kosovë i kemi 600 njerëz, por ne po synojmë reduktim në zero, tha La Rusa dhe shtoi se ne duhet ta përshpejtojmë përfundimin e këtij misioni.
Sipas ministrisë së jashtme, në misionet e jashtme Italia i ka 7300 ushtarë.