Italia shpëton 281 emigrantë sirianë
Romë, 16 qershor - Roja bregdetare italiane thotë se ka shpëtuar rreth 300 emigrantë sirianë nga një anije peshkimi që ndodhej në mëshirë të fatit.
Të 281 emigrantët, burra, gra dhe fëmijë, u shpëtuan dje në Detin Mesdhe. Zyrtarët thonë se disa nga emigrantët janë në gjendje të keqe shëndetësore.
Italia filloi të shtojë patrullimet për emigrantët vitin e kaluar pas mbytjes së një anijeje të tejmbushur me azil-kërkues pranë Lampedusës, incident në të cilin humbën jetën të paktën 359 vetë.
Italia ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë më shumë për të ndihmuar në patrullimin e ujërave mesdhetare.