Italia shkatërron bandën tuniziane që nxite migrimit e paligjshëm
Romë, 7 qershor - Një rrjet tunizian i trafikimit njerëzor prej 15 vetash, që planifikonte të transportonte të paktën një të dyshuar si terrorist së bashku me emigrantët dhe refugjatët në Sicili, u ndalua nga policia italiane të martën.
\"Organizata e drejtuar nga kriminelë të rrezikshëm tunizianë, u godit nga forcat e \'Guardia di Finanza\', njoftoi policia e krimeve financiare e Italisë.
Të dyshuarit akuzohen për nxitjen e migrimit të paligjshëm dhe kontrabandën e produkteve të duhanit.
\"Organizata ofronte shërbime të paligjshme edhe për njerëzit e kërkuar nga autoritetet tuniziane për krime të rënda ose për lidhje të mundshme me grupet xhihadiste\", thuhet në deklaratën e policisë italiane.