Italia propozon ndryshimin e Marrëveshjes së Shengenit
Paris, 26 prill - Dy ditë para samitit italo-francez për çështjen e refugjatëve, Italia angazhohet për ndryshime në Marrëveshjen e Shengenit.
Ministri i Jashtëm Franco Frattini tha se liria e lëvizjes në Evropë nuk duhet të cënohet, por Marrëveshja e Shengenit duhet të përshtatet me kohërat e ndryshuara.
Ministri francez për Evropën Laurent Wauquiez propozon që marrëveshja të parashikojë edhe raste emergjente.
Italia së fundi ka filluar pajisjen e rreth 25.000 refugjatëve kryesisht nga Tunizia me dokumenta që mundësojnë udhëtimin e tyre në vendet e zonës së Shengenit.
Shumica e refugjatëve kanë të afërmit e tyre në Francë dhe duan të kalojnë atje.
Në zonën e Shengenit aktualisht janë 22 vende të Bashkimit Evropian si dhe Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.