11 Janar 2025

Italia përfshihet nga moti i keq

Romë, 21 shkurt - Në Itali po mbërrin “ariu siberian”, siç njihet ndryshe moti i keq. Mbrojtja civile ka dhënë alarmin për të gjitha rajonet verilindore, për një valë të ftohti që vjen nga veriu i Evropës dhe që do të sjellë katër ditë borë të dendur.

Paralajmërimi ka ardhur kryesisht për sot, kur reshjet e dëborës sipas autoriteteve do të bien në rajonet Emilia Romanja, Lombardi, Veneto dhe Friuli Venecia Xhulia.

Për t’i bërë ballë valës së re të motit të keq mijëra traktorë janë mobilizuar për të ndërhyrë për heqjen e dëborës nga rruga dhe për të shpërndarë kripë kundër rrezikut nga ngricat.

I ftohti dhe dëbora do të karakterizojnë gjithashtu fundjavën elektorale. Për këtë arsye partitë dhe sondazhistët po i mbajnë sytë nga parashikuesit e motit. Faktor ky që mund të ketë ndikim në rezultatet e votimit, edhe për faktin se në Itali elektorati është gjithnjë e më i moshuar.60-vjeçarët janë rreth 15 milionë dhe përbëjnë 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Për rrjedhojë, shumë prej tyre mund të hasin vështirësi për të arritur në qendrën e votimit, nëse të dielën dhe të hënën në mëngjes kushtet e motit do të jenë të këqija.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)