Italia përfshihet nga greva e sindikatës
Romë, 13 dhejtor - Sindikata italiane ka filluar me greva të përgjithshme ku po proteston kundër reformave për pensionet, që janë pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare.
Monti është takuar mbrëmë me udhëheqësit e sindikatës, në përpjekje për ta shmangur grevën.
Por megjithatë sindikalistët organizuan grevën e tyre ne vend. Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre.
Masat shtrënguese të Montit përfshijnë rregullimin e sistemit të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimi në pronë.