Italia nga sot merr kryesimin e Bashkimit Evropian
Bruksel, 1 korrik - Dje ishte dita e fundit e udhëheqjes gjashtëmujore të Greqisë me Bashkimin Evropian, ndërsa, nga sot, kryesimin e radhës do ta marrë Italia.
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, do të paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm në një seancë të Parlamentit Evropian, të mërkurën në Strasburg.
Siç është paralajmëruar më herët, Italia, gjatë kryesimit të saj, do të orientohet në rritjen ekonomike dhe punësim. Pas Italisë, presidencën e BE-së do ta marrë Letonia.