Italia kundër skemës së BE-së për krizën e refugjatëve
Romë, 17 janar - Italia ka kundërshtuar përsëri një skemë financimi me vlerë tre miliardë euro të BE-së për Turqinë, për ta ndihmuar në kujdesin për refugjatët sirianë.
Ministri holandez i Financave Jeroen Dijsselbloem e konfirmoi lajmin të premten, pas kryesimit prej tij të një mbledhjeje të ministrave të financave të BE-së në Bruksel.
Ai nuk bëri të ditur se çfarë kundërshtonte Italia konkretisht, por theksoi se fondet nevojiteshin urgjentisht.
Ndihma është pjesë e një pakete masash që synojnë të ulin numrin e refugjatëve të largohen nga Turqia për në Europë.
Ministri italian i Ekonomisë Pier Carlo Padoan tha se Italia nuk po përpiqet ta bllokojë këtë lëvizje dhe mbështet plotësisht nismat lidhur me krizën e refugjatëve.
Nga ana e tij, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble e nxiti BE-në të japë më shumë fonde për krizën e refugjatëve, si për shembull për forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së.