Italia do të përfshihet sot nga greva, shkak masat e kursimit
Romë, 6 shtator - Italia do të përfshihet sot nga greva, në shenjë proteste për shkurtimet e planifikuara buxhetore.
Punonjësit e hekurudhave, autobusëve, tramvajeve dhe metrosë do të qëndrojnë në grevë për plot tetë orë.
Ata kundërshtojnë paketën e shkurtimit të shpenzimeve në vlerë prej 45.5 miliardë eurosh, si dhe taksat e reja, për të cilat qeveria shpreson se do të nxisin shtimin e vendeve të punës.
Presidenti italian, Gjorgjo Napolitano, paralajmëroi udhëheqësit e vendit të marrin parasysh sinjalet alarmuese të përkeqësimit të krizës financiare.