12 Janar 2025

Italia dhe Malta kërkojnë ndihma për imigrantët

Romë, 15 tetor - Italia dhe Malta kanë kërkuar më tepër ndihma nga shtete e tjera evropiane për të ndihmuar në menaxhimin e shtimit të madh të numrit të emigrantëve që shkojnë me barka në Itali nga vende të Afrikës Nënsahariane, të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.
 
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerëson se 32 mijë emigrantë nga Malta kanë shkuar këtë vit në Itali.
 
Italia tha sot se po i shton patrullimet detare në Mesdhe, në përpjekje për të parandaluar përsëritjen aksidenteve me anije që ka shkaktuar mbytjen e qindra emigratëve gjatë ditëve të fundit.
 
Kryeministri Italian Enrico Letta tha se operacioni është i nevojshëm, pasi deti Mesdhe është shndërruar në një varrezë.
 
Dje Malta i bëri thirrje Bashkimit Evropian të zhvillojë një strategji të qartë për trajtimin e çështjes së emigrantëve. Refugjatë sirianë që mundën t’i mbijetonin aksidentit me anije në brigjet e Maltës thanë se në drejtim të tyre kishin qëlluar me armë forcat milicore, ndërsa ata kishin filluar udhëtimin e tyre të rrezikshëm nga Libia.
 
Kryeministri i Maltës Joseph Muscat, bëri një vizitë të paparalajmëruar dje në Tripoli, për të diskutuar mbi çështjen e refugjatëve me kryeministrin libian, Ali Zidan.
 
Shumë afrikanë shkojnë me makina për në Libi, ku ata pagojnë kontrabandistët për të shkuar me anije në brigjet më të afërta evropiane, si Lampeduaza i Italisë, ose në Maltë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)